Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit

Komuna e Drenasit dhe Kompania “Pastrimi” dega në Drenas, njoftojnë të gjithë qytetarët e Komunës, se grumbullimi i mbeturinave në territorin e Komunës, sidomos në fshatra, po ka veshtirësi të operimit për shkak të gjendjes së vështirësuar atmosferike, të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë.

Ndaj Komuna e Drenasit dhe ndërmarrja “Pastrimi”, kërkojnë mirëkuptim nga ana e qytetarëve, ndërsa ju njoftojmë se grumbullimi i mbeturinave do të vazhdoj sipas itinerarit të caktuar, pas stabilizimit dhe përmirësimit të motit.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë