Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Të mërkurën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 6 pika për rend dite, ndërsa me propozim të anëtarëve të Kuvendit janë shtuar edhe dy pika për rend dite.
Në mbledhje merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj i cila edhe ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe të KFOR-it.
Më poshtë gjeni elaborimin e të gjitha pikave që kanë kaluar pas diskutimeve.
Pika e parë e rendit të ditës, procesverbali i datës 21.09.2018 dhe procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme i datës 13.10.2018, kanë kaluar.
Pika e dytë, propozim vendimi për ristestinimin e mjeteve për shpenzimeve kapitale ka kaluar me shumicë votash.
Pika e tretë, propozim vendimi për ndryshimin e emrit të projektit: zgjerimi i QMF-së në Gllanasellë, ka kaluar po ashtu me shumicë votash.
Pika e katërt, raporti financiar janar-shtator 2018 është diskutuar nga ana e anëtarëve të Kuvendit ku ka pasur edhe vërejtje dhe sugjerime për mënyrën e shpenzimit të parasë publike gjatë kësaj periudhe raportuese, por raporti vetëm është diskutuar, pasi qe i njëjti vetëm diskutohet ne Kuvend.
Pika e pestë, propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba ka kaluar me shumicë votash.
Pika e gjashtë, propozim vendimi për ridestinim të mjeteve nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojte të Mjedisit ka kaluar me shumicë votash.
Pika e shtatë, propozim vendimi për transferim të mjeteve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Drejtorinë e për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit ka kaluar po ashtu me shumicë votash.
Ndërsa ne pikën e tetë, të ndryshme, anëtarët e Kuvendit të Komunës kanë parashutuar pyetje për drejtor të Drejtorive, kryesisht për Drejtorin e Arsimit, Tafil Halilaj i cili edhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara.