Feronikeli e ka mundur Drenicën 2-1 në Ipko Superligën e Kosovës të mërkurën në Drenas, derisa Ballkani e ka befasuar Llapin duke e mposhtur 1-0 në Podujevë.
Lideri Feronikeli e ka përforcuar edhe më shumë kreun në renditje të Ipko Superligës së Kosovës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Agostinho Da Sila realizoi theu akullin në këtë takim duke shënuar gol me kokë, që i dha epërsinë e parë vendasve, pas gjysmë ore lojë.
Reagimi i Drenicës ishte i shpejtë, me Osman Mëziun që e barazoi rezultatin në 1-1 dy minuta para përfundimit të pjesë së parë.
Feronikeli ishte skuadër dominuese dhe më e rrezikshme në pjesën e dytë, dhe erdhi dy herë shumë pranë golit, kur Kastoriot Rexha dhe Da Silva goditën shtyllën brenda dy minutave.
Rexha me përpjekjen e tij rreth dhjetë minuta para fundit ia siguroi fitoren Feronikelit duke e mposhtur portierin kundërshtar.
Ndërkohë, Llapi befas u mposht nga Ballkani në shtëpi, me golin e vetëm të realizuar nga Durim Gashi në minutën e 71-të.
Në ndeshjen tjetër të kësaj jave në Superligë, Gjilani e mposthi KEK-un 2-0 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Kështu, Feronikeli tani ka 29 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Prishtina në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Llapi, përkundër humbjes, mbetet në pozitën e tretë më 23 pikë.
