Të shtëna me armë në Prishtinë, një i plagosur

Një 23 vjeçar është plagosur sot në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, meqë rast si pasojë e të shtënave me armë lëndime trupore ka marrë i riu me inicialet B.M.

Sipas Ahmetit rastit në fjalë ka të bëjë me tentim vrasje.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për te shtëna me arme zjarri ne rrugën “Asllan Pireva” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore, me ç’rast është kuptuar se behet fjale për vrasje ne tentative, ku viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marre lëndime nga arma e zjarrit”,ka thënë Ahmeti.

Ahmeti poashtu ka shtuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë qe hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizmin e personave të dyshuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë