Gashi: Sylejman Selimi po mbahet në burg për arsye politike

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pa aktgjykim të plotfuqishëm, mbajtja e klientit të tij, Sylejman Selimi, në vuajtje të dënimit, është shkelje e Kodit Penal, e Kodit të Procedurës Penale, e Kushtetutës së Kosovës, si dhe e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat Kosova i ka inkorporuar në sistemin juridik.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se Selimi është duke u mbajtur në burg, për arsye me prapavijë politike.
Gashi ka theksuar se ekipi mbrojtës po bën çdo gjë në aspektin juridik që Selimi të lirohet sa më shpejt, por, sipas tij, ai po mbahet në vuajtje të dënimit inekzistent pa aktgjykim të plotfuqishëm.