Aksidentohet reperi kosovar Majku, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, këngëtari kosovar, Kastriot Rexha i njohur si ‘Majki’ është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, përderisa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vend të ngjarjes kanë arritur si policia ashtu edhe ekipi mjekësorë.

Nuk dihet ende se sa serioze janë lëndimet trupore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë