Policia e Kosovës arreston 26 persona

Gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar 26 persona anembanë Kosovës.
Sipas tyre, nga këta të arrestuar 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 8 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, 4 të tjerë pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.
Këto arrestime kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale të ndodhura ditëve të fundit.