Këngëtari Sinan Hoxha edhe më tej mbetet një nga emrat që zgjon kureshtje.
Nuk është vetëm veprimtaria e tij muzikore ajo që bënë përshtypje tek publiku, pasi ka edhe gjëra të tjera për të cilat ai vihet në qendër të vëmendjes, shkruan “Kosovarja”.
Bashkëpunimet e shoqëria me Seldin, prishja e raportit me të, fejesa, martesa e të bërit baba janë vetëm disa nga ngjarjet që e kanë mbajtur tejet aktual në shtypin rozë.
Sinan Hoxha është merakli në veshje, vetura e telefona. Si shumë kush këto kohë, edhe ai kalon mjaftë orë në telefon, ku sigurisht mbanë gjëra me rëndësi për të. Në telefonin e Sinanit ka edhe shumë xhirime interesante nga mbrëmjet që mbanë.
Këngëtari është mjaftë i pranishëm edhe në Instagram. /Kosovarja/