Një ndër gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë gjendet edhe në Damanek

Zvarranikët dinë të jenë befasues kur shfaqen në vende të papritura.
Ngjashëm ka ndodhur edhe tek banorët e fshatit Damanek të Malishevës, pasi aty njëri nga ta ka hasur në një ndër gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë, njofton Klan Kosova.
Siç ka deklaruar qytetari malishevas, ky i takon llojit ”Vipera Ammodytes”, i njohur në popull si ”Nëpërka”.
Qytetari, që s’ka dashur të identifikohet, ka thënë se gjarprin e ka lënë të lirë pasi e ka kapur, teksa shprehur shqetësim për këto specie pasi mund të rrezikohen banorët.