Drenori sulmon Lladrovcin e Xhemajlajn

Ish kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka kritikuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe “opozitarin” Isa Xhemajlajn, të cilët së fundi u përplasen mes veti rreth qeverisjes në Drenas.
Më poshtë gjeni postimin e Drenorit:
Për cilin #ligj e ka fjalen Kryetari?
Për çfarë #Monarku po flet “Opozitari”?
Kur këto lajme në portale i lexon dikush që nuk i njeh, madje edhe mund të besoj deri diku!
Në Drenas është e vërtetë që “sundon” ligji, por jo ligji i së drejtës, por ai i Ramizit (si llastiku).
Mjafton me i shiqu kush i merr projektet kapitale për realizim në teren, në komunën tonë (aty shifen edhe mjete punuese të ish firmes së Lladrovcit), pastaj
mjafton me i analizu punësimet në komunën tonë (kryekëput klinetele-partiake),
mjafton me i pa denoncimet në prokurori që i ka bërë (kryekëput kundërshtarëve politik brenda PDK-së, duke amenstu bashkpunëtorët dhe një Drejtor drejtorie që mban peng banesa komunale të uzuruara),
mjafton me i analizu vendimet arbitrare dhe pa debat me qytetarë (rasti më i freskët, mbyllja e shkollave pa debat, sidomos në Abri),
Hiq më mirë nuk qendron as “Opozitari”,
mjafton me e shiqu deklarimin e pasurisë për vitin 2017 dhe sheh “dijamantllakun” që e luan!
Bleu veturë në vlerë 11 mijë euro në kohën qe i ishte nënshtruar katër parë zgjedhjeve (zgjedhje për kryetar më 4 dhe 18 dhjetor 2016, zgjedhjet për deputet me 11 qershor 2017 dhe zgjedhjeve për kryetar me 22 tetor 2017).
Shtrohet pyetja: ku i mori 11 mijë euro, me një rrogë të FSK-së, ndërkohë që po i nënshtrohej gjithē këtyre garave zgjedhore (mjaft të kushtueshme)?!
Deklaron banesë, në fakt ato janë banesa (shumës), dhe deklaron se e pagoj 75 mije euro, ndërkohë që po në vitin 2017 ishte zhvilluar proces gjyqësor pikërisht për këto banesa dhe ndërtuesi ilegal nga denimi kishte shpëtuar pikërisht duke deklaru se “Opozitari” banesën nuk e kishte paguar kurrë!
Për një Agjenci Kundërkorrupsion që ka guxim veq pak me “hallakat”, ky rast përfundon me aktakuzë nga Prokuroria për deklarim të rrëjshem të pasurisë!
Nejse, qytetarët e komunës tonë fatkeqësisht do mbesin edhe një kohë “peng” i “muskujmëdhënjeve/hajnave” që keqpërdorin luften e shënjtë të UÇK-së.