Isa Xhemajlaj: Drenasi po qeveriset nga një monark

Isa Xhemajlaj, kryetar i degës së Nisma’s Socialdemokrate në Drenas, gjatë takimit me strukturat e dëgëve të Drenicës ka thënë se aktualisht kjo komunë nuk po qeveriset por po sundohet nga një monark.

“Komuna e Drenasit nuk po qeveriset, ajo tani po sundohet nga një monark që nuk punon për interesin e qytetarëve por për interesin e tij dhe klanit që e rrethon. Në Drenas nuk ka asnjë investitorë te jashtëm siç ishte proklamuar, pavarësisht vizitave të shtrenjta nëpër Evropë e deri në Australi me pagat e taksapaguesve tonë. Këto vizita po bëhen më shumë për të shikuar ndeshje futbolli të ligave evropiane dhe për të kënaqur etën dhe njerëzit e tij sesa për t’i sjellë diçka të mirë njerëzve të vendit tonë”, tha ai.

Në tubimin me strukturat e partisë dega Skenderaj dhe Drenas, u kërkua bashkëpunim mes partisë, komunikim me qytetarë dhe ofrim mundësie për figura të reja që mund të kontribuojnë në Nismë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë