Limaj nga Drenica kërkon mobilizim dhe fuqizim

Nisma Socialdemokrate konsideron që Drenica ka nevojë për ndryshim dhe qeverisje ndryshe. Nga Skenderaj, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka kërkuar mobilizim dhe fuqizim të Drenasit dhe Skenderajt.

Zëvendësministri i Kosovës ka thënë se në nivel qendër Nisma po bënë politikë ndryshe dhe po tregon tjetër vizion.
Fatmir Limaj ka takuar sot strukturat e degës së Drenasit dhe Skenderajt. Nga aty, Limaj ka kërkuar nga strukturat e partisë së tij që të komunikojnë me qytetarët dhe të punojnë karshi kërkesave të tyre.

“Po përpiqemi aty ku jemi, ku kemi përgjegjësi, për të quar sinjale, për të treguar që jemi ndryshe, që bëjmë një politikë ndryshe, për të treguar që demonstrojmë një vizion tjetër, por kjo është e pamjaftueshme për të dalë aty ku duam, andaj duhet të fuqizohemi“, tha ai.

Ai tha që Nisma në Prishtinë e ka kryer detyrën e saj ndaj Skenderajt dhe Drenasit, dhe që tash pret që këto të fundit të fuqizohen.

“Nga këto dy komuna që jemi sot i keni dy ministra me prejardhje nga këto komuna. I keni dy zëvendësministra. Këtë e kemi bërë për të nderuar por nuk do ta keni kështu nëse nuk e bëjmë betejn politike. Duhet ta meritojmë angazhimin politik dhe kjo varet nga ju se si do të përfaqësohemi e fuqizohemi në nivel qendror. Është koha me u mobilizuar, shfrytëzoni zëvendësministrat në kuptimin pozitiv në komunat, fshatrat e juaj, në nevojat dhe kërkesat që kanë njerëzit…..Besoj që Nisma Socialdemokrate në Prishtinë e ka kryer detyrën e vet ndaj Skenderajt dhe Drenasit, presim që Skenderaj dhe Drenasi të fuqizohet dhe të ketë vendin aty ku duhet. Unë këtu jam në vendlindjen time sikur të gjithë të tjerët, këtu kemi qindra bashkëluftëtarë”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë