Lladrovci: Iu gëzova shumë lirimit të Jahirit, por po na mungon gjenerali

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar sot në familjen e Haxhi Demakut, me rastin e lirimit nga burgu të Jahir Demakut. Lladrovci thotë se i është gëzuar shumë lirimit të Jahirit i cili u kthye në Drenicë këtë javë. Por gëzimi ynë, sipas Lladrovcit nuk është i plotë, pasi na mungon Gjeneral Sylejman Selimi!

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Lladrovcit:

Sot, së bashku me Dr. Arsimin, shkuam në kullën e Bacit Haxhi, me rastin e lirimit të Jahir Demakut nga burgu. Ai u kthye në Drenas, në Drenicë dhe ne, i bashkohemi gëzimit të Familjes Demaku, bashkëluftëtarëve dhe dashamirëve të UÇK-së.
Por gëzimi ynë, nuk është i plotë. Na mungon Gjeneral Sylejman Selimi!
Disa vendime të gjyqësorit nën administrimin e ndërkombëtarëve, kanë lënë shije tepër të hidhur.
Ka mjaft argumente se ishin gjyqe të njëanshme dhe me qëllim të njollosjes së gjeneralëve dhe ushtarëve të UÇK-së. Ato vendime të padrejta, u bënë gjyqe politike duke barazuar çlirimtarin me paramilitarin okupator.
Liria jonë ka shumë heronj, me plot personazhe të jashtëzakonshme për të cilat do të kujdeset historia!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë