Lëndohen disa punëtorë të Bechtel -Enka nga rrëzimi i materialeve ndërtuese

Si pasojë e një incidenti që u ka ndodhur gjatë orarit të punës, konkretisht rrëzimit të disa materialeve të rënda ndërtimore kanë pësuar lëndime disa punëtorë të Bechtel-Enkas, raporton Gazeta Express.

Ende nuk dihet numri i të lënduarve dhe nëse dikush prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, por Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfrimuar Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

“Para 15 minutave te vendi i quajtur “Uji i Thartë” në afërsi të Hanit të Elezit, gjatë ndërtimit të autostradës e punuar nga Bechtel-Enka, janë rrëzu disa materiale ndërtimore dhe janë lënduar disa punëtorë. Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

Ndryshe, në incidente të ndryshme dhe të shumta janë përfshirë edhe më parë punëtorët e Bechtel-Enkas.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë