Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia është një ndër këngëtarët më aktive.
Ajo përveç muzikës ka barë famë edhe me moderim.
Big Mama kohën e fundit ka bërë një ndryshim të madh në dukjen e saj duke u dobësuar.
Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Big Mama para një vitit ka realizuar një operacion në Turqi për zvogëlimin e lukthit, ndërsa tani po befason me pamjen e saj.
Ajo vazhdimisht po publikon fotografi në rrjetet sociale, ku edhe po shfaqet më në formë, si asnjëherë më parë, shkruan rtv21.
Bukuria që ka stina e vjeshtës si duke po i pëlqen edhe këngëtares 32 vjeçare, e cila së fundmi ka realizuar një set fotografik të cilin e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Me flokë të lëshuara, dhe e veshur me ngjyra që po kombinohen me gjethet e pemëve, Bigu ka mahnitur gjithë ndjekësit e saj me këtë dukje.