Albena Reshitaj largohet nga partia e Behgjet Pacollit

Albena Reshitaj përfundimisht është larguar nga Aleanca Kosova e Re.

Reshitaj e cila aktualisht jep kontributin e saj si këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të largohet nga partia e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Reshitaj, ndryshe ishte edhe zv.kryetare e Aleancës Kosova e re, dhe raportet mes tyre u zbehën me të lëshuar postin e ministrës së MMPH-së, për të dhënë kontributin në qeverinë Haradinaj.

Ndryshe, Reshitaj kaherë është vlerësuar për performancën e saj politike, në veçanti sa drejtoi MMPH-në.

Përveç Reshitaj, pritet të ketë edhe largime të tjera nga AKR

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë