Pakënaqësi për mbylljen e shkollës në Drenas

Komuna e Drenasit thotë se nuk do ta tërheqë vendimin, opozita nuk e përkrah

Rruga e disa nxënësve për në shkollë deri në këtë shtator ishte më e shkurtër.

Ata nuk kishin nevojë të udhëtonin për në shkollën e Dobroshecit pasi që në fshatin ku jetojnë, në Godanc, shkollën e kanë shumë afër.

Por një vendim i komunës që nxënësit e dy fshatrave të bashkohen në shkollën amë e të mbyllet paralelja në Godancë si shkak i numrit të vogël të nxënësve po u prish punë nxënësve e prindërve të tyre, ani pse transporti është siguruar nga komuna, raporton T7.

Drejtori i shkollës “Rilindja” thotë se me gjithë telashet për sistemim të nxënësve, mësimi po vijon me rregull.

E për këtë çështje, opozita në Drenas ka shumë kritika.

Por, në drejtorinë e Arsimit në Drenas, po arsyetojnë vendimin e marrë.

Tafil Halilaj, drejtor për arsim, thotë se nxënësit do të vazhdojnë t’i ndjekin mësimet sipas vendimit të komunës.

Që nga fillimi i vitit shkollor, Komuna e Drenasit vendosi që të mbyllen tri shkollat në Abri, Godanc e Gjergjicë, me arsyetimin për numrin e ulët të nxënësve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë