Safetja dhe Sahidja janë dy nga Motrat Mustafa, këngëtaret shumë të njohura dhe të dashura për publikun tonë, e sidomos atë të muzikës popullore.
Të dyja janë shumë aktive me projekte muzikore dhe mjaftë të pranishme në organizime e ahengje familjare, shkruan ORAinfo.
Safetja dhe Sahidja gëzojnë një raport shumë të mirë mes vete, e këtë e dëshmon fakti se ato shumë shpesh i shohim së bashku.
Ato këdo ditë po qendrojnë në Durres, ku kanë marrë pjesë në një aheng. Të veshura me fustan të gjatë të dyja po duket si dy zonja të vërteta.