Lladrovci- Ahmetit: Vizioni juaj, pas shumë sakrificave fitoi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Maqedoninë e cila mbrëmë mori vendim drejt integrimit në BE dhe NATO. Lladrovci ka uruar kryesisht liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin ku ka postuar edhe disa fotografi me të.
Ky është statusi i plotë i Lladrovcit:
Vëlla Ali,
Sonte u zhvillua një votim historik për Maqedoninë, me 80 vota pro, vendi mori drejtimin për BE dhe NATO. Urime për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Lajm tejet i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët.
Vizioni Juaj, pas shumë sakrificave fitoi, ashtu siç fiton çdo vizion i së ardhmes i bazuar mbi të drejtat dhe liritë e plota të njeriut. Së shpejti, edhe ne do të bëhemi pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarake, NATO-s, si dhe pjesë e vlerave të BE-së.
Urime qytetarë të Maqedonisë, urime shqiptarë. Urime vëlla Ali!