Unioni i Studenteve te Kosoves reagon kundrejt plagjiarizmit te profesoreve

Unioni i Studenteve te Kosoves shpreh shqetesimin e studenteve pas raportimeve te fundit ne media ne lidhje me plagjiaturen e profesoreve, duke konsideruar nje gje te tille si kercenim i profesionalizmit dhe dijes.

Kryetarja e Unionit te Studenteve te Kosoves, znjsh.Krenare Cerkini tha mes tjerash se Unioni i Studenteve te Kosoves eshte cdohere ne mbrojtje te merites dhe tejet kunder padrejtesive e sidomos ne fushen e arsimit pasiqe konsiderojme se cdo dem qe i shkaktohet arsimit demton drejtperdrejt studentet dhe te ardhmen e vendit, duke qene se jane studentet ata te cilet ndjekin ligjeratat e pseudoprofesoreve dhe marrin mesim nga “dija e falsifikuar”.

Organet kompetente duhet qe t’i ndeshkojne te gjithe ata profesore per te cilet vertetohet qe kane bere plagjiature dhe asesi te mos i avancoje ne pozita udheheqese.

Ne kerkojme nga MASHT qe te ndertoje nje sistem anti-plagjiatur qe do parandalonte plagjiaturen ne te gjitha universitetet publike dhe private ne Kosove.

Kete reagim e drejtojme kundrejt organeve kompetente qe te ndermarrin masa ne kete drejtim e te ze vend drejtesia ne arsim. Nje here e pergjithmone, per nje arsimim cilesor!- tha Kryetarja e Unionit te Studenteve te Kosoves, Krenare Cerkini.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë