Pritet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Terstenik I dhe II

Komuna e Drenasit ka paraparë se gjatë vitit të ardhshëm të nis ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatin Terstenik, respektivisht për Terstenik I dhe II.
Buxheti i planifikuar për këtë projekt është gjithsej 150 mijë euro total, raporton DrenicaOnline.
Por gjatë vitit 2019 do të shpenzohen 80 mijë euro, 50 për vitin 2020 ndërsa në vitin 2021 do të ndahen 20 mijë.
Ky Project është tejet i rëndësishëm dhe i mirëpritur për qytetarët e Tersentikut.DrenicaOnline/
Për më shumë lajme nga Drenica, ju lutemi bëjeni LIKE faqen ton në Facebook: KLIKO KËTU