Tjetër aksident zingjiror në autostradën e Nishit, dyshohet për dy shqiptarë të vdekur

Një aksident tjetër i madh ka përgjakur rrugët e Serbisë. Në autostradën e Nishit, afër daljes në Kragujefc janë aksidentuar disa vetura, tre kamionë dhe një furgon.
Nuk dihet ende bilanci i viktimave, por dyshimet e para tregojnë se në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë.