Ramiz Lladrovci: Urime ushtria vendi im!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët e Kosovës për votimin e sotëm të tri projektligjeve që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Lladrovci ka thënë se sot është ditë e veçantë, sepse u votua krijimi i Ushtrisë tonë, është rast të kujtojmë të gjithë ushtarët, oficerët dhe përkrahësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Gëzuar ushtrinë vendi im i bekuar!
Sot, kujtojmë me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, të cilët me punën, përkushtimin dhe luftën çlirimtare, e zhvilluan me dijet dhe mundësitë e veta kapacitetet ushtarake, duke qenë shembull, edhe sot, për ushtrinë tonë: dashurinë për atdheun dhe sakrificën për të drejtën, lirinë e pacenueshme, në shtetin e vet.

Sot, është ditë e veçantë, sepse u votua krijimi i Ushtrisë tonë, është rast të kujtojmë të gjithë ushtarët, oficerët dhe përkrahësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga sot, bëhemi me ushtri, e përbërë nga djemtë e vajzat të aftë të vihen në ballë të mbrojtjes së vlerave tona, në rrugën euro-atlantike, duke qenë ushtri me vlerat më të mira demokratike.

Urime ushtria vendi im!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë