Ismet Beqiri emocionohet për ushtrinë, mban fjalim si kënga e Adelina Ismalilt

Ismet Beqiri ka thënë se përpjekjet e LDK’së për ushtri datojnë që nga vitet e 90’ta, atëherë kur ushtria e Kosovës udhëhiqej nga Ahmet Krasniqi dhe komandat supreme e njihte Ibrahim Rugovën.

“Është emocion i veçantë për të gjithë ne që sot kemi tri projektligje të vecanta për shtetin e Kosovës dhe me këtë rast, projektligji për FSK’në që të gjithë do të dëshironim që të quhej projektligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, sidoqoftë ne dëshmojmë edh enjë herë se LDK është mbëshetëse e këtij procesi.

Përpjekjet tona për ushtrinë njihen që nga vitet e 90’ta, që nga koha kur me ushtrinë e Kosovës udhëhiqte colonel Krasniqi dhe që njihte komandant suprem presidenti Ibrahim Rugova. Themelet e ushtrisë janë në themelet e UCK’së, komandantit Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti”, ka thënë Beqiri

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë