Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani përveç projekteve e koncerteve të shumta të cilat i bën publike përmes rrjeteve sociale ajo po ashtu përmes këtyre rrjeteve ka uruar bashkëshortin e e saj.
Këngëtarja në Insagram ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Halilin ndërsa si mbishkrim të fotografisë ia ka lënë urimin për më të dashurin e saj, shkruan rtv21.
“Urime ditëlindjen Halil, 100 vite të lumtura. Qofshim gjithmonë bashkë të lumtur”, ka uruar zëri i ëmbël i muzikës popullore.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, prej vitesh është e martuar me Halil Hamzaj, ku së bashku kanë dy fëmijë, një djalë me emrin Hamë dhe një vajzë me emrin Riola.