‘Serbia donë ta mbajë sa me gjatë Ramushin në Francë’
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të mbetet në Francë. Gjykata e Colmarit është duke pritur kërkesën për ekstradim nga ana e shtetit serb në mënyre qe të merret vendimi përfundimtar për Haradinajn.
Avokati i tij, Arianit Koci ka thënë për ‘Indeksonline’, se kërkesa për ekstradim dhe dokumentet përcjelle përfshire edhe dëshmitë e paralajmëruar kinse të reja, ende nuk kanë arritur në Gjykatë.
“Serbia e dinë qe nuk ka rast penal dhe po tenton ta zvarrit këtë procedure. Haradinaj është liruar prej Tribunalit të Hagës. Ne atë gjykim është hetuar në tërësi periudha e luftës, duke e përfshire edhe qershorin e vitit 99”, ka thënë Koci.
Serbia, sipas tij, po e shfrytëzon me keqbesim çdo mundësi procedurale qe ta mbaje sa me gjate ne France Ramushin.
Javën e kaluar Haradinaj është liruar me kusht. Atij i është marrë pasaporta dhe i duhet qe të lajmërohet dy herë në jave tek autoritetet franceze.
Kësisoj, ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit i ka humbur thuajse të gjitha shpresat qe të jetë prezent në ceremoninë inauguruese të presidentit amerikan Donald Trump.