Zjarr i madh afër shtëpive në Veternik

Një zjarr i madh është përhapur në Veternik të Prishtinës, i cili po ndihmohet nga erërat e forta.
Zjarri është përhapur edhe pranë disa shtëpive, të cilat momentalisht nuk janë të banuara.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e zjarrit, por se shuarja e flakëve nuk është e lehtë, për shkak të erës së fortë.
Zjarri duket që ka filluar në ara, por se është duke depërtuar drejtë zonave të banuara./IndeksOnline.