Haradinaj mban konferencë pas kthimit nga SHBA-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për pothuajse një javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Po ashtu, shefi i ekzekutivit zhvilloi edhe disa vizita të rëndësishme duke u takuar me personalitete të larta atje, shkruan Indeksonline.
Haradinaj këtë vizitë do ta përfundoj nesër, kur edhe pritet të kthehet në Kosovë.
Në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij, bëhet e ditur se kryeministri Haradinaj nesër nga ora 12:00 do të mbaj një konferencë për media në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kujtojmë se bashkë me Haradinajn në SHBA ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.