Vuçiqi ankohet në NATO-së: Pse Thaçi vizitoi Ujmanin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një notë proteste shefit të NATO-s, Jans Stoltenberg lidhur me vizitën që presidenti Hashim Thaçi bëri gjatë ditës së sotme në Ujman.
Kurse zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka reaguar lidhur me ngjarjet në liqenin e Ujmanit, duke thënë se dhuna nuk duhet të jetë mënyrë për zgjidhjen e problemeve.
Ai shtoi se Prishtina nuk duhet të shfrytëzojë Forcat Speciale në veri të Kosovës.
Ndërkohë që nuk ka pasur reagime të serbëve lokalë ndaj vizitës së Thaçit në Ujman.