Blerand Stavileci shkualifikohet nga gara për drejtor të KEK-ut (Dokument)

Blerand Stavileci, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), aktualisht shef i kabinetit i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, nuk mund të vazhdojë garën më tutje për drejtor të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pasi që zyra ligjore e MZHE-së i ka kthyer përgjigjen zyrës ligjore të kryeministrit, në të cilën ka udhëzuar se me rastin e përzgjedhjes së drejtori të ri të KEK-ut duhet të respektohet Ligji për Ndërmarrjet Publike, e ku ky ligj përjashton nga gara kandidatet që gjatë 36 muajve të fundit para aplikimit kanë qenë të emëruar politik.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se Zyra e kryeministrit sot gjatë ditës pritet ta dërgojë këtë interpretim ligjor të Bordi i drejtorëve të KEK-ut dhe më pas këta të fundit të vazhdohet me procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të ri nga kandidatët tjerë në garë të cilët i plotësojnë kriteret dhe janë në harmoni me ligjin.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë