Kthehen eshtrat e Ahmet Krasniqit e Qazim Jakupit, sot rivarrosen në atdhe

Republika e Kosovës ka pranuar dje nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Pranim-dorëzimi i trupave u bë sot në pikën kufitare në Vërmicë nën përkujdesjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Familjarët e dy dëshmorëve ishin në kufi me Shqipërinë ku u bë bartja e eshtrave të më të dashurve të tyre.