Njoftim: Agjenda për manifestimin e përurimit të shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Ftesë/Njoftim

Komuna e Drenasit, fton/njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në manifestimin e përurimit të shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, i cili mbahet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, SH.T.Z Hashim Thaçi.

Agjenda për të enjten, më 20 shtator 2018 është:
10:00, homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

12:00, përurimi i shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi – Lladrovci, në Sheshin “Fehmi Lladrovci në Drenas.

Pas përfundimit të manifestimit dhe përurimit të shtatoreve shtrohet drekë për personalitetet e larta, që kanë ardhur nga shtetet amë: Maqedoni, Shqipëri, Lugina e Preshevës, Medvegjes e Bujanocit dhe nga viset shqiptare të Malit të Zi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë