Njoftim: Komuna Drenasit organizon manifestim për përurimin e shtatorëve në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Të enjten me datë 20 shtator 2018, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe Heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci do të mbahet manifestimi për përurimin e shtatorëve të heronjve në ora 12:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci”, ndaj përmes këtij njoftimi kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të mos parkojnë veturat ne hapësirat publike, përkatësisht në vendet e cekura me poshtë, ne mënyrë që manifestimi të shkoj sipas planifikimit dhe mysafirët që vijnë nga e gjithë treva shqiptare, te kenë të lira parkingjet, transmeton Drenica Online.

Me mirëkuptim, kërkojmë që prej orës 6:00 të mëngjesit të jenë të lira këto parkingje; parkingu tek Blloku I dhe II përballë rrugës “Ilaz Kodra”, parkingu tek blloku i V-të, parkingu të rruga “Shaban Shala”, si dhe parkingu të rruga Qendra e Re Tregtare.

Njoftojmë qytetarët e Drenasit, sidomos banorët e bllokut të banimit I, II, III, IV dhe V se munden t’i parkojnë automjetet e tyre ne parkingun prapa Stacionit të Autobusëve, pa pagesë.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë