Gjenden armë të groposura në tokë në Han të Elezit

Pas pranimit të informatave nga tereni se të dyshuarit A.V.(m/sh/k 38 vjeç)dhe R.V. (m/sh/k 34 vjeç) mund të kenë në posedim armë të paautorizuara, hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar:

-2 armë të gjata AK-47 me një karikator

– 2 armë të gjata M-48 prodhim jugosllav

– 1 armë e gjatë M-67

– 1 armë e gjatë gjysmë automatikë

Të gjitha armët kanë qenë të zbrazëta-pa municion dhe të njëjtat janë gjetur të groposura në tokë në tri lokacione.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari A.V. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë