Isa Xhemajlaj: Jam i nderuar që votova pro shndërrimit të FSK-së në ushtri

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka qenë sot i pranishëm në mbledhjen e ekzekutivit ku është votuar për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, transmeton DrenicaOnline.
Veterani i luftës së UÇK-së nga Drenica, sot ka votuar pro këtij transformimi që është pritur me vite.
Ai ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë hap të jashtëzakonshëm të Qeverisë.
“Sot kisha nderin që isha prezent në mbledhjen e Qeverisë ku u votua për Ushtrinë e Kosovës. Urime Kosovë”, ka shkruar Xhemajlaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook./DrenicaOnline/