Reçica: Votimi i PE-së e sjell Kosovën një hap drejt liberalizimit të vizave

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës pas vendimit të Parlamentit Evropian i cili votoi pro liberalizimit të vizave.
“Një lajm i mirë që sjellë qytetarët edhe më afër bërjes realitet të lëvizjes së lirë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Reçica.
Sipas ministrit, votimi pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian avancon Kosovën një hap tutje në drejtim të përmbylljes së fazës së izolimit dhe hapjes së kapitullit të ri, lëvizjes së lirë!
“Urime gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në rrjetin social Facebook./Indeksonline/