Ja kush do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit

Nezir Çoçaj, ish deputeti i PDK-së njoftoi më herët përmes rrjetit social ‘Facebook’ se që nga sot nuk do të jetë më në këtë post. Ai e ka dorëzuar mandatin e deputetit duke thënë se arsyet kanë qenë personale dhe kanë të bëjnë me çështje profesionale.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Çoçajn në legjislativ do t’a zëvendësojë deputeti i PDK-së, Rafet Rama.
Rikujtojmë, se Rama në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur kishte fituar 8 mijë e 821 vota.
Ndryshe, Rama është nga i njëjti vend me Thaçin, Skenderaj, mirëpo nga fshati Prekaz. Ai ka qenë oficer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy mandate./Indeksonline/