Thaçi për deklaratat e Vuçiqit: Thirrjet për paqe dhe Millosheviqi nuk shkojnë bashkë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq i cili për dy ditë qëndroi në Kosovë ka qenë kontradiktor në fjalimin e tij në Mitrovicë.
“Dëgjuam fjalë për paqe dhe arritjen e marrëveshjes por edhe një rrëfim për Kasapin e Ballkanit”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, këto të dyja nuk shkojnë bashkë.
“Vlerësoj se ishte pozicion i gabuar dhe aspak i nevojshëm dhe ndihmues për krijimin e një atmosfere për negociata.Kur përmendet Millosheviq, përmendet e keqja më e madhe pas përmbylljes së nazizmit në Evropë”.
Këto deklarata Thaçi i ka bërë në konferencë të përbashkët për media me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.