Këngëtarja gëzohet për dhuratën nga futbollisti i Liverpool.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri prej këtij sezoni është lojtar i klubit futbollistik anglez, Liverpool.
Me këtë rast ai i ka dhuruar këngëtares Dafina Zeqiri një fanellë të kësaj skuadre, të nënshkruar nga vet ai, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka treguar vetë Dafina me anë të një postimi, me anë të cilit ka falënderuar futbollistin.
Dafina shihet se është shuë e lumtur për këtë dhuratë, të cilën sigurisht se do ta ruajë për tërë jetën./gazetaexpress