Zjarri kaplon ndërtesën në Pejë, nuk dihet për të lënduar (Foto)

Një banesë në qytetin e Pejës, saktësisht përball Stacionit të Autobusëve është kapluar nga zjarri.

Ndryshe në momentin e kaplimit të ndërtesës nga zjarri, në vendin e ngjarjes janë parë edhe zjarrfikësit.

Por sipas informacioneve të para zjarrfikësit kanë hasur në probleme të mëdha shkaku i temperaturave të ulëta dhe pajisjeve shumë të vjetra, e meqë rast edhe uji është  ngrirë.

Ndryshe Indeksonline ka kontaktuar me Policinë në Rajonin e Pejës të cilët kanë konfirmuar rastin në fjalë por duke mos dhënë detaje shtesë se a ka ndonjë të lënduar.

Po ashtu evakuimi i banorëve të kësaj ndërtese veçse ka filluar pak më parë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë