Përplasen 45 vetura afër Nishit në Serbi, shumica e të plagosurve shqiptarë (Foto)

17 persona janë lënduar në një aksident në afërsi të Nishit, prej të cilëve 6 janë fëmijë, njoftojnë mediumet serbe, transmeton Gazeta Lajm. Thuhet se shumë prej të lënduarëve janë shqiptarë, sepse pjesa më e madhe e veturave të aksidentuara janë të mërgimtarëve shqiptarë.

Siç ka lajmëruar më herët Lajm, rreth 45 makina janë përplasur ne një aksident të rëndë që ka ndodhur sot paradite në Serbi. Aksidenti ka ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore.

Fotografitë që e tregojnë tmerrin e këtij aksidenti në adresën e Gazetës Lajm i ka dërguar një mërgimtar nga Kumanova i cili ka qenë duke u kthyer për në Zvicërr pas pushimit në vendlindje. Sipas tij, por edhe siç tregojnë fotografitë, shumica e veturave të aksidentuara janë të mërgimtarëve shqiptarë. Pas aksidentit është bllokuar autostrada, kurse ende nuk janë publikuar të dhëna për viktima ose të lënduar. Apelohet që mërgimtarët të jenë të kujdesshëm sepse rrugët në Serbi nuk janë të pastruara mirë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë