Reperi i njohur shqiptaro-amerikan, Action Bronson, qe katër ditë po qëndron në Kosovë.
Ai duket që po argëtohet tej mase, madje po i ha edhe ushqimet e preferuara, të cilat janë ato tradicionale shqiptare.
Reperi ka postuar disa instastory ku shihen qebapa dhe një fli, por edhe duke drekuar me miqtë e tij këto ushqime. Kjo ishte dhe një nga dëshirat dhe kërkesat e tij kur erdhi në Prishtinë.