Video ekskluzive: Momenti kur Ramush Haradinaj largohet nga Gjykata e Francës (Video)

Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka vendosur që kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ti vazhdohet masa e paraburgimit.
Indeksonline ka incizuar disa pamje kur Haradinaj largohet nga objekti i gjykatës, nën përcjelljen e policisë franceze.
Ndryshe, lideri i AAK-së është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.
Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.
“Me vendim e marrë sot përmbarohet udhëzimi i Apelit për ta përcaktuar vlefshmërinë juridike e kërkesës për ekstradim në Serbi”, thuhet më tej në dokument.
