Kryetari i sapozgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në zyrën e tij mysafirë të veçantë.
Mysafirët e Lladrovcit nuk kanë qenë zyrtarë, por katër bukuroshe të cilat ishin për ta uruar kryetarin e ri, transmeton “Magazina.al”.
“Takim me Kryetarin tonë” ka shkruar një nga vajzat e cila bashkë me të tjerat kanë publikuar edhe një fotografi me Lladrovcin.
Nuk dihet nëse vajzat kanë qenë për vizitë apo edhe për të kërkuar punë te kryetari, pasi ai ditë më parë siç ka mësuar Magazina.al, ka emërar në zyrën e tij bukuroshen Enkela Dema.
