Sellma Kasumoviq konsiderohet si një ndër grimeret më të mira shqiptare.
Por, puna e artistes tonë ka kaluar edhe kufijtë dhe po bën nam gjithnjë e më tepër në botë.
E gjithë kjo në saje edhe të rrjeteve sociale, ku bota ka filluar të shndërrohet në një qytet të vetëm.
Pikërisht përmes rrjeteve sociale, një prej modeleve më të përfolura në botë dhe pjesëtarja e familjes Kardashian, Kylie Jenner i ka pëlqyer puna e fundit e Sellmës.
Madje, 21-vjeçarja nuk ka hezituar ta shfaq punën e Kasamoviqit në llogarinë e vetë në Instagram.
“Personi më i bukur në botë. Fakt. Krenare me motrën time Rita. MUA dhe Foto: Sellma Kasumoviq”, ka shkruar me këtë rast Kylie në rrjetet sociale.
Theksojmë se muaj më parë puna e “make-up” artistets ka rënë në sy edhe të Kim Kardashianit, ku një prej kurimeve të Sellmës është publikuar edhe në faqen kozmetike të bukuroshes amerikano-armene, “KKW Beauty”.
Ndryshe, kujtojmë se me Sellmën punojnë pjesa më e madhe e yjeve të estradës sonë muzikore dhe filmike. /Telegrafi/