Ferat Shala bëri homazhe pranë varrit të Gjeneralit Shaban Shala

Më rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Gjeneral Shaban Shala, Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z, Ferat Shala së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar edhe nga deputetja Sala Berisha-Shala, deputeti Elmi Reçica, Nuhi Ahmeti, Abdullah Dërguti, Behxhet Shala, Idriz Hysenaj e bashkëveprimtarë të tjerë, familjarë e qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij dhe kanë venë kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve në Velani.
Më këtë rast, Ministri i MMPH, Ferat Shala. ka mbajtur edhe një fjalë rasti i cili kujtoi edhe një herë vlerat e Shaban Shalës. Ai shtoi se ndjehet mirë që përveç luftës Shala pati mundësi që ta presë dhe përjetojë edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Deputeti Elmi Reçica kujtoi se si Shala ka qenë i sëmurë dhe se askush nuk ka besuar që ai do të arrijë të mbijetojë.“Vullneti i madh për liri ka bërë që ai të tejkalojë të gjitha sfidat dhe t’i sjell Kosovës, lirinë bashkë me shokë”, ka thënë Reçica.
Kurse kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Shalën e ka njohur si 12 vjeçar.“Jam krenar që kam arritur ta njoh një njeri si me të gjitha ato tipare e virtyte”, ka thënë Lladorvci.
Kurse në emër të familjes ka folur, Vëllai i Shaban Shalës, Elmi Shala që ka falënderuar të gjithë shokët e luftës së Shabanit dhe bashkëveprimtarët e tij në kohëra të ndryshme.