Këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor.
“Papi” titullohet kënga e saj më e re, e cila do të jetë ritmike verore, dhe do të publikohet së shpejti.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram edhe trailerin e klipit.
Ajo do të vijë mjaft energjike dhe me performancë të veçantë në këtë këngë, e cila është me ritme latine.