Ekskluzive: Këta janë emrat që do të gjykohen nga Gjykata Speciale (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 3 gusht 2015 me shumicë votash kishin votuar ndryshimet Kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, raporton Gazeta NewBorn.

Pas një seance maratonike, pro themelimit të Gjykatës Speciale kishin votuar 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e kishte prezantuar para deputetëve kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai kishte thënë atëher se partneriteti i Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare është i nevojshëm dhe mbi këtë bazë Kosova duhet t’u përgjigjet obligimeve ndërkombëtare dhe një nevoje për të dëshmuar luftën e pastër dhe të drejtë, që zhvilloi UÇK-ja, shkruan Gazeta NewBorn.

Pas kësaj nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi funksionimi i kësaj gjykate dhe se dita-ditës priten arrestimet e para, raporton Gazeta NewBorn.

Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, gazetari i njohur Milaim Zeka, kishte publikuar një listë të gjerë emrash të cilët sipas tij do të gjykohen nga Specialja.

Në vazhdim Gazeta NewBorn, ua sjellë postimin e Zekës i postuar në gusht të viti 2015, menjeherë pas miratimit të saj nga Kuvendi i Kosovës

 

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:
Rikujtim 1: Akuzohet edhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli

Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për arsyen e vetme, se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj.

Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:

1. Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.

2, Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.

3. Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

4. Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.

5. Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.

6. Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.

7. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.

Këta ishin nga radhët e PDK- së

Nga radhët e AAK- së:

1. Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.

2. Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.

3. Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Vetëvendosja

1. Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma:

1. Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku.

Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.

Rikujtim 2: Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një listë emrash ku ka renditur katër persona si të parët që do të akuzohen nga Gjykata Speciale.
Ai rënditë Bislim Zyrapin, Ilaz Dergutin, Ajvaz Berishen dhe Blerim Kuqin.

“Ja kush do te akuzohet?
Keta jane katershja e pare:
1.Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se.
2. Xheneral Ilaz Derguti, fsh. rezalle i Skenderajt. Bashkeluftetar i Adem Jasharit. Ky eshte tek lista B.
3. Profesor Ajvaz Berisha, i lindur ne fsh. Vasileve, komuna e Drenasit. Aktualisht: konzull ne Frankfurt te Gjermanise.
4. Blerim Kuqi, ish kryetar i Suharekes. Kuader e larte i AAK-se.
Zyrapi, Berisha dhe Kuqi jane ne listen A te arrestimeve. Derguti ne listen B”, shkruan Zeka.Image result for gjykata speciale

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë