Kosova do të përballet me të ftohtin si në vitin 2005

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales nga sot do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë.

Erërat e  fuqishme dhe reshjet e bores sipas IHMK-së do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në findjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.  

Nga viti 2000 deri sot kur temperatura më e ulët është shënuar në mëngjes -19 gradë celsius më i ftohti ishte 2006-ta, kur temperatura më e ultë ka qenë -25 gradë celsiusë

Këto të dhënë i ka bëra të ditura Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vite të ftohta në Kosovë janë shënuar edhe në vitin 2005, kur temperatura minimale kanë qenë -23 gradë celsius.

Numrat me ngjyrë të portokalltë paraqesin vitet, ndërsa numrat me ngjyrë të zezë paraqesin temperaturat minimale të regjistruara nëpër vite.

Ftohtë ka qenë edhe në vitin 2002 dhe 2003 ku minimalja ka qenë -20,

Ndërsa Besim Aliu nga IHMK ka thënë se temperaturat nën minus do të mbajnë gjatë tërë javën, mirëpo që nga nesër minimalja do të shënojë -17 gradë celsius.

Aliu tha se javën e ardhshme do të rriten temperaturat minimale dhe maksimale, mirëpo sipas tij pritet që të ketë reshje të borës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë