Dënohen 11 prishtinas për përdorim të fishekzarrëve

Në natën e ndërrimit të moteve në kryeqytet ka pasur përdorim të vogël të fishekzjarrëve, ndërkohë që autoritetet komunale kanë bërë të ditur se brenda 24 orësh janë shqiptuar 11 gjoba, shkruan sot “Koha Ditore”.

Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë, ka thënë për “Kohën Ditore” se ndaj shkelësve të urdhëresës së Komunës janë shqiptuar 11 gjoba vetëm gjatë 24 orëve të ndërrimit të moteve.

“Gjobat janë shqiptuar për shkak të përdorimit dhe shitjes së mjeteve piroteknike në hapësira publike”, ka thënë Vraniqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë